Finalja e Championsit i besohet gjyqtarit polak, Szymon Marciniak
B. H. | RTKlive
Polaku Szymon Marciniak do të drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Manchester Cityt.
Finalja e Champions-it do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll, teksa UEFA këtë ndeshje të madhe ia ka besuar gjyqtarëve polakë: Asistentë të Szymon Marciniak do të jenë Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz, ndërsa gjyqtar i katërt do të të jetë rumuni Istvan Kovacs .
Gjyqtari polak ka drejtuar edhe finalen e Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Argjentinës, derisa këtë edicion në Champions ka gjykuar në ndeshjen çerekfinale (Napoli-Milan) dhe në gjysmëfinalen (Manchester City-Real Madrid).
Ndërkohë, finalja e Ligës së Evropës, ndërmjet Sevillas dhe Romës, e planifikuar për 31 maj në Budapest iu besua treshes angleze në krye me Anthony Taylor, teksa asistentë të tij do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn.
E për finalen e Ligës së Konferencës, ndërmjet Fiorentinës dhe West Ham, që zhvillohet më 7 qershor, UEFA ka deleguar treshen spanjolle, Carlos del Cerro Grande me asistentë Pau Cebrian Debis dhe Guadalupe Porras Ayuso.























