20:21 / 22.05.2023
24 vjet nga masakra e Dubravës|Video
Valjete Shala|RTK
24 vjet më parë, Burgu i Dubravës ishte i mbushur me të vrarë dhe të plagosur nga forcat serbe.
Njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre është edhe Enver Dugolli, deputet aktual i Kuvendit të Kosovës. Teksa është rikthyer në vendin ku 24 vjet më parë përjetoi tmerrin e kësaj masakre, ai së fundmi i është drejtuar edhe Gjykatës Speciale, që të nisë hetime për këtë masakër.
Drejtësi kërkuan edhe familjarët e të vrarëve nga kjo masakër.
Ndërsa homazhe u bënë edhe nga përfaqësues institucionalë të vendit.
Në këtë masakër u vrarë 116 persona, derisa të plagosur mbetën 185 të tjerë.























