Vazhdon i mbyllur gjykimi në Hagë
A.B / RTKlive
( E plotësuar) Ka filluar seanca e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku edhe sot po mbahet seancë private. Dëshmitari i radhës i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur 4355, dëshmitari po përgjigjet në pyetjet e prokurorit të specializuar, Matt Halling.
Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimin ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ndryshe dje ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i radhës i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur 4355, raporton RTKlive.
Po ashtu dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i pestë me kodin 3165 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sikur ditët e kaluara edhe dje seanca në shumicën e kohës ka qenë me përmbajtje të redaktuar dhe në sesion privat.
Seancat në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për këtë javë janë planifikuar të vazhdojnë deri të mërkurën.