Përurohet stema e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit
BKT
Foto: MPJD
Lajme

Përurohet stema e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit

Msh/RTKlive

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti realizoi vizitë në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Holandë ku edhe përuroi stemën e Republikës së Kosovës e cila u bë pjesë e Dhomës së Këshillit Administrativ dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Gjatë vizitës në Holandë, Ahmeti takoi zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, Martin Doe me të cilin biseduan për aktivitetet dhe punën e Gjykatës në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimit të MPJD-së, pas takimit, zëvendësministri Ahmeti së bashku me zëvendësdrejtorin Doe, njërën nga përfaqësueset e Republikës së Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, Arlinda Rrustemin dhe ambasadorin Dren Doli, përuruan stemën e Republikës së Kosovës, e cila u bë pjesë e Dhomës së Këshillit Administrativ dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ndryshe, Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit është organizata e parë e përhershme ndërqeveritare që ofron zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, nëpërmjet arbitrazhit dhe mjeteve tjera paqësore. Republika e Kosovës,  është anëtare e kësaj gjykate që nga viti 2016.


MË SHUME NGA Lajme