22:58 / 23.05.2023
Shtatë persona arrestohen në Spanjë pas rastit të Vinicius Jr
Uran Krasniqi / RTKLive
Policia spanjolle ka arrestuar shtatë persona të martën si të dyshuar për incidente raciste.
Real Madridi është mposhtur nga Valencia me rezultat 1-0 dhe futbollisti brazilian Vinicius Jr është fyer nga tribunat e stadiumit të Valencias. Pas kësaj ai e ka quajtur Spanjën vend racist.
Arrestimet vijnë një ditë pasi shefi i federatës së futbollit, Luis Rubiales, ka thënë se futbolli spanjoll ka probleme me racizmin dhe pas një ankese të paraqitur nga Real Madrid.
LaLiga ka kërkuar ndryshime në ligjin spanjoll që do t'i mundësonte asaj të merrte hapa për të frenuar racizmin në stadiume.























