07:03 / 24.05.2023
Moti sot, me vranësira dhe me intervale me dielli por më i ngrohët
RTKlive
Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri në 26 gradë Celsius.
Gjatë këtyre tri ditëve në vijim do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton IHMK.
Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.























