Kurti: Zgjedhjet në veri të vendit ishin të qeta dhe paqësore
BKT
Foto: RTK
Lajme

Kurti: Zgjedhjet në veri të vendit ishin të qeta dhe paqësore

Edona Podvorica/RTK

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e 143-të të Qeverisë, ka folur për betimin e kryetarëve të rinj në veri të Vendit.

“Dje u bënë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve në Komunën Veriore të Mitrovicës, atë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe të Leposaviqit. Nuk pati asnjë incident. Ishin të qeta dhe paqësore”, ka thënë Kurti.

Ai tha se pavarësisht kërcënimeve nga Beogradi veprimet tona janë për të mirën e qytetarëve.

"Ky është obligim i yni, tha ndër të tjera në fjalën hyrëse Kurti, para se të fillonte shqyrtimi i pikave të rendit të ditës", ka shtuar Kurti.

Kryeministri gjatë mbledhjes po ashtu ka njoftuar ka njoftuar se nesër, në ndërtesa publike në këto komuna, do të mbahen seancat konstituive dhe betimi edhe i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.


MË SHUME NGA Lajme