Mehaj: Kosova çdo ditë e më afër anëtarësimit në NATO
N.Mekolli /RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot, në mbledhjen e 143-të të Qeverisë është miratuar dokumenti "Strategjia e Mbrojtjes".
Ai, në një postim të Facebook, ka shkruar se me këtë strategji përcaktohen objektivat kryesore bazuar në interesat shtetërore, si mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, avancimi i bashkëpunimit me NATO e shumë objektiva të tjera.
“Në mbledhjen e 143-të Qeverisë miratohet dokumenti Strategjia e Mbrojtjes, në të cilin përcaktohen objektivat kryesore bazuar në interesat shtetërore si: Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, modernizimi dhe avancimi i kapaciteteve ushtarake, zgjerimi i bashkëpunimit bilateral, anëtarësimi në organizata dhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare, si dhe avancimi i bashkëpunimit me NATO-në dhe mekanizmat e saj në Republikën e Kosovës, objektiva këto të cilat synohet të përmbushen në planin afatmesëm dhe afatgjatë të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka shkruar ministri Mehaj.
Ai ka thënë se Republika e Kosovës çdo ditë e më afër anëtarësimit në NATO!























