15:30 / 24.05.2023
Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet shpallja e zgjedhjeve të brendshme
Elmina Osmani/RTK
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur të mërkurën në selinë e partisë, për të diskutuar rreth shpalljes së zgjedhjeve të brendshme në parti. Pas kësaj mbledhje, të premten pritet mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku do të vendoset për shpalljen e zgjedhjeve.
LDK, Kuvendin e fundit zgjedhor e kishte mbajtur më 14 mars 2021 pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit. Atë kohë Isa Mustafa, ishte drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte ofruar dorëheqjen derisa në këtë kuvend kryetar i ri i LDK-së ishte zgjedhur, Lumir Abdixhiku.























