Dukaj: Po punojmë për integrimin e merituar të shqiptarëve në Mal të Zi
A.B/RTKlive
Më 11 qershor 2023 në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Megjithëse komuniteti shqiptarë atje, është faktor në Mali të Zi, në këto zgjedhje ata janë të ndarë për zgjedhjet e 11 qershorit në shtetin fqinjë.
Marash Dukaj nga ‘Forumi Shqiptar’, tha për RTK Prime se ka pasur tentativa për tu bashkuar në një listë të përbashkët shqiptare, por kjo nuk ndodhi për këto zgjedhje.
Sipas tij, ‘Forumi Shqiptar’, është i interesuar që shqiptarët në Mal të Zi të bashkohen për interesa të përbashkëta. Ai tha se politikanët duhet të kenë përgjegjësi ndaj qytetarëve shqiptarë.
Dukaj vlerësoi se për këto vitet të drejtat e shqiptarëve nuk janë respektuar shumë në Mal të Zi.
Marash Dukaj, i cili është edhe ministër i Administratës Publike në qeverinë e Malit të Zi, ka përmendur edhe investimet e bizneseve nga Kosova në Mal të Zi, konkretisht në Ulqin. Dukaj tha se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka votë shqiptare atje.
"Po punojmë për integrimin e merituar të shqiptarëve në Mal të Zi", tha ai.
Kurse për Kishën Ortodokse Serbe, Marash Dukaj, tha se janë kundërshtar të saj.























