09:23 / 25.05.2023
Tejkaloi patrullën e trafikut, ndalohet shoferi
Fadil Sertolli / RTKlive
Policia e Kosovës të enjten ka kapur një shofer i cili ka tejkaluar veturën e patrullës së trafikut me shpejtësi deri në 215 kilometra në orë në zonën e kufizuar prej 80 kilometra për orë.
Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, thuhet se të enjten në orët e mëngjesit shoferi i veturës Audi, ka tejkaluar patrullën e trafikut në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, duke arritur shpejtësinë e veturës në 215 km/h, në zonën e kufizimit 80.
“Në bashkëpunim me patrullën e rajonit të Mitrovicës është ndaluar ngasësi i automjetit në fshatin Gracë. Ndaj shoferit janë ndërmarrë masat ligjore”, thuhet në njoftim.























