Ceballos afër Aston Villës
BKT
Sport

Ceballos afër Aston Villës

F.Bytyqi/RTKLive

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos është gjithnjë e më afër transferimit në klubin anglez, Aston Villa.

Sipas medieve spanjolle, Aston Villa është në avantazh për të blerë mesfushorin e Real Madrid, Dani Ceballos.

26-vjeçari në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, dhe e ardhmja e tij, me gjasë do të jetë larg Madridit, edhe pse “Los Blancos” i kanë ofruar lojtarit kontratën e re.

Oferta e madrilenëve përputhet me kërkesat e lojtarit, por Ceballos është i shqetësuar për minutazhen e vogël në skuadrën e Carlo Ancelottit, prandaj Ceballos thuhet se është duke i shqyrtuar ofertat tjera.

Përveç Aston Villës, lojtari po vëzhgohet edhe nga AC Milan dhe Villareali.