Mbappe ka 90 milionë arsye për të qëndruar në PSG
BKT
Sport

Mbappe ka 90 milionë arsye për të qëndruar në PSG

B. H. | RTKlive

Kylian Mbappe ishte në qendër të vëmendjes në verën e kaluar në tregun e futbollistëve, por pas disa muajsh diskutimesh në fund ai vendosi të refuzojë Real Madridin dhe të nënshkruajë një kontratë të re me PSG.

Këtë verë ndonëse ka zëra për largimin e mundshëm të Mbappes, megjithatë duket se asgjë nuk ka të vërtetë.

Mediat franceze bëjnë me dije se Mbappe është në pritje të “bonusit të besnikërisë” në shumën e pabesueshme prej 90 milionë euro vetëm për qëndrim te PSG, plus 50 milionët shtesë që ai do të marrë në emër të pagës për sezonin 2023/24.

Golashënuesi i shkëlqyer francez e ka të qartë se ky është një rast që nuk duhet ta humbasë, andaj as që e mendon largimin këtë verë.

Krejt ndryshe është situata për verën e ardhshme, kur zyrtarisht do të skadojë kontrata që ai ka nënshkruar me PSG-në. Kontrata është për “dy plus një vit”, por aktualisht Mbappe po refuzon të gjitha ofertat për të aktivizuar vitin e tretë të bashkëpunimit me “shenjtorët”.

Kjo e vendos PSG-në në një pozicion jashtëzakonisht të pakëndshëm, për të paguar lojtarin e tyre më të mirë rreth 140 milionë euro për një vit, dhe më pas largohet nga Parku i Princave pa asnjë kompensim në korrik 2024.

Një përfundim i tillë pritet në kampin e Real Madridit, tashmë Florentino Perez e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të negociojë me PSG-në për Mbappen, por nëse francezi vihet në dispozicion në treg pa asnjë dëmshpërblim, nuk ka dyshim se "mbretërit” do të rikthehen në ‘pole-position’ në garën për angazhimin e tij.