10:58 / 25.05.2023
Kurti emëron Radoica Radomiroviqin zv/ministër për Komunitete dhe Kthim
B. H. | RTKlive
Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar sot Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Me këtë rast, ai e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, njofton Qeveria.
Ndërkaq, gjatë ditës, Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq.























