Varhelyi: BE e gatshme ta ndihmojë Kosovën në sundim të ligjit
Elmina Osmani/RTK
Në Fokus

Varhelyi: BE e gatshme ta ndihmojë Kosovën në sundim të ligjit

Elmina Osmani/RTK

(E plotësuar) Kosova po e dëshmon me reztolutë konkrete avancimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani pas takimit me komisionarin për Zgjerim të BE-së, Oliver Verhelyi.

Presidentja e vendit tha pas takimit se Kosova ka përafruar politikën e jashtme me BE-në dhe po forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ajo po ashtu tha se  sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm në letër për institucionet e Kosovës, por prioritet është për të gjithë, përfshirë edhe atë si presidente.

“Meqë sot do t’i bashkoheni institucioneve tona për ta filluar edhe zyrtarisht programin për çështje të brendshme BE-Kosovë ju shpreh mirënjohjen tonë Bashkimit Evropian për përpjekjet në këtë drejtim dhe mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona për sundim të ligjit”, tha Osmani.

Ndërsa komisioneri i BE-së për Zgjerim, Varhelyi tha se Kosova është vendosur në rrugëtimin e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, derisa shtoi se duhet të vazhdojë me reforma sidomos në fushën e drejtësisë.

“Ne patëm një diskutim shumë të mirë me presidenten Osmani. Kosova është e vendosur në rrugëtimin e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne e vlerësojmë që Kosova është rreshtuar me ne kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë. Reformat duhet të jenë të vazhdueshme dhe të zbatueshme, duhet një regjistër i tyre”m, deklaroi ai.

Varheley po ashtu tha se nga mirëpret angazhimin e qeverisë për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit.

“Duhet luftimi i nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova është në fazë të hershme sa i përket adresimit të këtyre çështjeve. Kosova është vend strategjik për tërheqjen e bizneseve por për këtë duhet krijuar kushtet e volitshme. Po ashtu dhuna ndaj mediave, kjo duhet të ndalet, mediat duhet t’i mbrojmë”, deklaroi ai.

Komisioneri i BE-së foli edhe për bisedimet Kosovë-Serbi, teksa tha se nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do të përfitonte i gjithë rajoni. Ai foli edhe për çështjen e investimeve në Kosovë dhe tregun e përbashkët rajonal.

Varhelyi pas takimit me Osmanin, takon kryeministrin Kurti

Pas takimit me presidenten Osmani, komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Verhelyi ka takuar kryeministrin Albin Kurti, ndërsa pas këtij takimi pritet të takohet edhe me liderët e subjekteve politike opozitare në ndërtesën e BE-së në Prishtinë.

Kosova po e dëshmon me rezultate konkrete avancimin drejt integrimit në Bashkim Evropian. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani pas takimit me komisionarin për zgjerim të BE-së, Oliver Verhelyi. E ky i fundit ka bërë të ditur se  Bashkimi Evropian do ta ndihmoj Kosovën me 6.5 milionë euro për sundimin e Ligjit.

Presidentja kosovare tha pas takimit se Kosova ka përafruar politikën e jashtme me BE-në dhe po forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ajo po ashtu tha se  sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm në letër për institucionet e Kosovës, por prioritet është për të gjithë, përfshirë edhe atë si presidente.

“Meqë sot do t’i bashkoheni institucioneve tona për ta filluar edhe zyrtarisht programin për çështje të brendshme BE-Kosovë ju shpreh mirënjohjen tonë Bashkimit Evropian për përpjekjet në këtë drejtim dhe mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona për sundim të ligjit”, tha Osmani.

Varhelyi në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

Sapo ka filluar takimi i presidentes Vjosa Osmani me komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Pas takimit do të ketë deklarim për medie.

Varhelyi me pas do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Takimi me kryeministrin ishte paraparë të ndodhë në 12:45. Ndërkaq në ora 14:00 Varhelyj do të presë në takim edhe liderët e subjekteve politike opozitare në ndërtesën e BE-së në Prishtinë. Fillimisht komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian kishte parashikuar një takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por ky takim është anuluar.

“Këto takime do të ofrojnë mundësinë për të shqyrtuar raportet mes Kosovës dhe BE-së dhe për të diskutuar për zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, përfshirë ato në fushën e drejtësisë, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u tha në njoftimi n BE-së para ardhjes së Varhelyi-t në Kosovës.

Ngjarja kryesore gjatë vizitës së tij pritet të jetë inicimi i një programi të përbashkët mes BE-së dhe Kosovë për forcimin e ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


MË SHUME NGA Në Fokus