Alon Ben-Meir: SHBA nuk duhet të marrë masë ndëshkuese ndaj Kosovës
Foto/
Lajme

Alon Ben-Meir: SHBA nuk duhet të marrë masë ndëshkuese ndaj Kosovës

A.B/RTKlive

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, beson se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik.

“Kurti ka të drejtë që dyshon për Vuçiqin, si SHBA ashtu edhe BE-ja duhet ta kenë parasysh plotësisht këtë”, ka shkruar ai në Twitter, raporton RTKlive.

Sipas tij, duke ditur se si funksionon presidenti i Serbisë Vuçiq dhe shqetësimet për besueshmërinë e tij, nuk ka arsye të besohet se ai do të lejojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit.


MË SHUME NGA Lajme