13:09 / 26.05.2023
Viola von Cramon të hënën do të vizitojë Kosovën
A.Bela/RTKlive
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola Von Cramon-Taubadel, do të vizitojë javën tjetër Kosovën.
“Ajo do të mbajë një konferencë për media të hënën, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë”, njofton Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, raporton RTKlive..
Ndryshe Viola Von Cramon, ka qenë zëri i Kosovës në institucionet e BE-së, duke lobuar për kërkesat e Kosovës, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.