14:05 / 26.05.2023
Vela: Serbia përgjegjëse për përshkallëzim të dhunës
A.Bela/RTKlive
Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të Kosovës.
Vela ka shkruar në Twitter se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren.
“Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, tha ai.