Ekspozita të hapura "Strange Seed" dhe "Bliss Misery is a Butterfly" në GKK
Sh.Gashi / RTKlive
Ministria e Kulturës ka njoftuar se janë të hapura në Galerinë Kombëtare të Kosovës "Strange Seed" nga Fatmir-Mustafa-Karllo dhe "Bliss (Misery is a Butterfly)" nga Leart Rama.
Të dy artistët mbrëmë kanë pritur edhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, dhe së bashku biseduan për konceptin dhe veprat e ekspozuara, konceptualisht të sofistikuara, ka njoftuar MKRS .
Përgjatë këtij muaji, Galeria Kombëtare do të ofrojë edhe guidat e ndërmjetësimit për të dyja ekspozitat.
“Ky projekt synon t’i përfshijë grupet e ndryshme shoqërore në një eksperiencë të re artistike në galeri, përmes së cilës ndërmjetësuesit e angazhuar do të ofrojnë një përvojë interaktive dhe bashkëpunuese rreth të kuptuarit e ekspozitave të hapura”, thuhet në njoftim.