Bislimi: Të ardhur me votë, kryetarët mund të rrëzohen vetëm me votë
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Bislimi: Të ardhur me votë, kryetarët mund të rrëzohen vetëm me votë

J.Musliu/RTKlive

Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, dhe e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Kështu deklaroi Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Sipas tij, institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre.

“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunës”, tha Bislimi, duke shtuar se “tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё”.

Bislimi u shpreh se tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull, rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar.

“Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punës”.

Sipas tij, njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra.

“Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё”.

Për më tepër, u shpreh se qytetarёt i fton qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit.

“Mekanizmat e sigurisё i ftoj qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё”.

Përndryshe, në katër komunat në veri të vendit, sot kanë filluar detyrën kryetarët e rinj, por të cilët kanë hasur në kundërshtim nga disa serbë lokalë të cilët nuk i pranojnë ata.

Për këtë është dashur edhe ndërhyrja e policisë që ata të hyjnë në zyra.


MË SHUME NGA Lajme