Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, hyn në zyrën e tij në komunë
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, hyn në zyrën e tij në komunë

J.Musliu/RTKlive

Tashmë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, ka hyrë në zyrën e  tij edhe kryetari i sapo zgjedhur, Lulëzim Hetemi.

Gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda që ndodhet në Leposaviq, raporton se situata e sigurisë tanimë ëhstë e qetë dhe se serbët lokalë janë shpërndarë.

Ajo dekaroi se policia u ka sugjeruar gazetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos i afrohen shumë ndërtesës së komunës, por të qëndrojnë në afërsi të tyre.   

Ndërkohë, Avni Islami, profesor dhe ekspert i çështjeve të sigurisë, në bisedë për RTK-në, deklaroi se këto incidente i krijojnë grupet kriminal të Serbisë,  të drejtuara nga Lista Serbe e të dirigjuara nga Aleksandar Vuçiq dhe vartësit e tij.

Islami u shpreh se raste të tilla ka pasur edhe më herët dhe raste të ngjashme nuk duhet të neglizhohen, por as të hiperbolizohen.

Ai më tej tha se Policia e Kosovës është atje për të siguruar që kryetarët e komunave të kryejnë punën e tyre.

Islami tha se pavarësisht kësaj situate, ajo do të vijë duke u qetësuar, por sipas tij, është e rëndësishme që institucionet e  sigurisë të mos lejojnë vendosjen e barrikadave.

 


MË SHUME NGA Lajme