17:08 / 26.05.2023
Hiqet barrikada, flamuri i Kosovës vendoset në komunën e Leposaviqit
J.Musliu/RTKlive
Është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e komunës së Leposaviqit.
Gazetarja Arlinda Sejda që ndodhet në Leposaviq, njoftoi se flamuri i Kosovës është vendosur jashtë ndërtesës së komunës.
Ndërkohë, lajmi tjetër është se Policia e Kosovës ka larguar kamionin e vendosur si barrikadë në rrugën afër ndërtesës së komunës së Leposaviqit.
Ky kamion ishte vendosur disa metra larg ndërtesës së komunës, ku edhe ishte vendosur një sasi zhavorri në rrugë.
Aktualisht situata e sigurisë është e qetë dhe nuk ka ndonjë qytetarë para ndërtesës së komunës.