Bildt mendon se Vuçiq ka interes të provokojë tension në veri
BKT
Lajme

Bildt mendon se Vuçiq ka interes të provokojë tension në veri

Uran Krasniqi / RTKLive

Diplomati suedez, Carl Bildt, konsideron se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i konvenon situata e tensionuar në veri të Kosovës. 

Ish-ministri i jashtëm suedez i cili e njeh Ballkanin prej kohësh në një postim në Twitter ka thënë se presidentit serb i nevojitet tensioni në Kosovës për arsye të problemeve të brendshme në Serbi.  

"Është Vuçiq që ka interes të provokojë tension për të larguar vëmendjen nga më shumë çështje të brendshme në Serbi Sido që të jetë sfondi, situata Serbi-Kosovë po përkeqësohet qartë - përsëri!"  

Ndryshe, sot ka qenë dita e parë e punës për kryetarët e rinj të komunave të veriut një ditë pas dhënies së betimit pas zgjedhjeve të mbajtura para pak kohësh. Qytetarët serbë kanë vendosur që t'i pengojnë ata për të shkuar në zyret e tyre. Një gjë e tillë ka bërë që aty të shkojë edhe Policia e Kosovës. Ka qenë ky momenti kur situata është përshkallëzuar dhe Policia e Kosovës është sulmuar, me ç'rast janë lënduar disa policë e edhe janë djegur disa vetura. No description available.  


MË SHUME NGA Lajme