RTK vazhdon raportimin nga veriu
Lajme

RTK vazhdon raportimin nga veriu

M.Miftari/RTKlive

Radiotelevizioni i Kosovws gjhatë gjithë ditës ka raportuar nga komunat në veri të vendit duke sjellë më të rejat nga zhvillimet atje.

Gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj, i cili ndodhtet në Zveçan, raporton se situata  është e qetë, por e tensionuar.

Ai  raporton se  gjatë gjithë ditës Policia e Kosovës ka qenë e tensionuar, derisa pasdite kryetari i sapozgjedhur i Zveçanit, Ilir Peci,  i përcjellë nga Policia e Kosovës ka dalë nga Kuvendi Komunal, por që nuk është prononcuar për gazetarë.

Forcat Speciale ende qëndron para komunës, të pajisur me autoblinda,e mjete tjera përcjellëse.

Derisa, për dallim prej komunave të tjera, në Komunën e Zveçanit, flamuri i Kosovës ende nuk është vendosur në ndërtesën e komunës.

E në Leposaviq, siç njofton gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda, situata atje që nga paraditja e stome qytetarët serbë lokalë kanë bllokuar rrugët, duke vendosur maune e rërë, ndërkaq Policia e Kosovës pasdite kanë filluar të komunikojë me qytetaret serbë për të mos e penguar hyrjen e kryetarit të sapozgjedhur të Leposaviqit.

Tutje, siç bën të ditur gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda, policët tentonin që në qetësi t’i largonin, por që qytetarët nuk iu bindën dhe nisin t’i gjuanin me gurë, derisa Policia e Kosovës u detyra të përdor gaz lotsjellës, për të liruar rrugën për në Komunë, në Kuvendin Komunal.

Barrikadat tani janë tërhequr dhe gjithçka është e qetë dhe kryetari ende qëndron në zyrë, Lulëzim Hetemi, teksa bëhet e ditur se flamuri i Kosovës është vendosur në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Leposaviqit.

Kurse për situatën në Zubin Potok, siç njofton gazetarja Edina Avdiu, një ditë pas betimit të kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, sot qytetarët serbë janë mbledhur për ta penguar hyrjen e kryetarit të sapozgjedhur,Izmi Zeqiri, në komunë, por që ai arriti të hynte.

Veç tjerash, gazetarja Edina Avdiu njoftoi se në ndërtesën e komunës është vendosur flamuri i Kosovës, derisa kryetari Izmi Zeqiri, ka qëndruar në zyrën e tij deri në ora 19:00, i cili dha një deklaratë për RTK-në.

“Puna e parë ishte vendosja e flamurit, të cilin e kam vënë atë në objektin e komunës e tani shohim se fare ndryshimesh do të ketë”, tha ai për RTK-në.

Tutje, kryetari Zeqiri  bëri të ditur se ka nevojë për ndryshime të shumta e që kjo administratë duhet të punojë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës

“Jam i bindur s gjendja do të normalizohet, se ka ndodhur një ndryshim pozitiv, ngase edhe qytetarët janë të lodhur nga bandat kriminele”, tha në fund kryetari Zeqiri.


MË SHUME NGA Lajme