Shtetet e QUINT-it dënojnë vendimin e Kosovës për veriun
Uran Krasniqi / RTKLive
Shtetet e QUINT-it kanë thënë se e dënojnë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Ky reagim ka ardhur pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës.
Sipas komunikatës, QUINT ndjehet i shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën.
"Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in. Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan. Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse", kanë thënë vendet e QUINT-it.