Kearns: Ndërkombëtarët nuk duhet të heshtin karshi situatës në veri
Lajme

Kearns: Ndërkombëtarët nuk duhet të heshtin karshi situatës në veri

Fadil Sertolli / RTKlive

Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Politike të Jashtme në Parlamentin britanik, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar rreth zhvillimeve të sotme në veri të vendit.

Ajo ka thënë se ndërkombëtarët duhet të ndalen para se të sulmojnë zyrtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike që marrin detyrat e tyre në veri të Kosovës.

Kearns gjithashtu shtoi se ata mbeten të heshtur dhe nuk ndërhyjnë kundër forcave serbe të përkrahura dhe të armatosura, që vazhdojnë të cenojnë stabilitetin në veri të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme