15:57 / 27.05.2023
Kurti pas takimit me Sarrazin: Temë, procesi i pas-zgjedhjeve në veri
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
“Në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të Kryeministrit
Sarrazin para takimit me të parin e Qeverisë së Kosovës është takuar edhe me komandantin e KFOR-it Angelo Mikele Ristuccia me të cilin ka diskutuar në lidhje me zhvillimet në veri.























