Kurti: Qëllimi ynë të sigurojmë akses në zyra për kryetarët e rinj në veri
BKT
Lajme

Kurti: Qëllimi ynë të sigurojmë akses në zyra për kryetarët e rinj në veri

M.Miftari/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Lordin Stuart Peach për zhvillimet e fundit.

Ai, përmes rrjetit social Twitter bëri të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit.

Kryeministri Kurti më tej vuri në dukje se Lordin Stuart Peach ka njoftuar për veprimet e fundit të qeverisë, që për qëllim ka pasur të sigurojë akses në zyrat  për kryetarët e zgjedhur të bashkive, duke shprehur angazhimin te tij për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë.

“Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të bashkive dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me MB-në dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme