Shefi i EULEX-it: Të gjithë të veprojnë në mënyrë të matur
BKT
Lajme

Shefi i EULEX-it: Të gjithë të veprojnë në mënyrë të matur

Uran Krasniqi/RTKLive

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, në kontekst të ngjarjeve të së premtes në veri të Kosovës ka kërkuar që të shmanget dhuna. 

Duke folur për Deutsche Welle ai ka theksuar se situata nuk duhet të përshkalllëzohet.

“Do t’i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur në mënyrë të qetë për të shmangur çdo kërcënim të dhunës dhe për të deskaluar situatën që fatkeqësisht dje doli jashtë kontrollit”, ka thënë Wigemark.

Sipas tij, zgjedhjet e fundit, megjithëse u zhvilluan qetë, nuk përbëjnë zgjidhje afatgjate.


MË SHUME NGA Lajme