Ministri Peci: Kryetarit të Leposaviqit i ofruam mbështetjen e Qeverisë
BKT
Lajme

Ministri Peci: Kryetarit të Leposaviqit i ofruam mbështetjen e Qeverisë

M.Miftari/ RTKlive

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i shoqëruar nga zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, ka vizituar kryetarin e sapozgjedhur të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ministri Peci, me këtë rast, i ofroi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës kryetarit të Leposaviqit në projektet bujqësore për qytetarët e kësaj komune, siç u shpreh ai, pa dallime etnike etj.

“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit. Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionëshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetër fare. There’s is a new sherif in town!”, ka shkruar ministri Peci në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme