Stoltenberg:Dialogu Kosovë-Serbi,rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit
BKT
Lajme

Stoltenberg:Dialogu Kosovë-Serbi,rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit

M.Miftari/ RTKlive

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar me shefin e Politikës së Jashtme e të Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, për Kosovën.

Stoltenberg, përmes rrjetit social Twitter, bëri të ditur se me Borrell-in ka biseduar për situatën e tanishme në Kosovë, duke bërë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit.

 Tutje, Stoltenberg ftoi autoritetet e Kosovës të angazhohen në shtensionimin e situatës dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues.

Më tej, Stoltenberg vuri në pah se NATO përmes KFOR-it  do të vazhdojë angazhimin për një mjedis të sigurt.


MË SHUME NGA Lajme