Zgjedhjet në Turqi, Erdogan drejt fitores
Luan Qorraj /RTK
(E plotësuar) Në Turqi është duke përfunduar numërimi i votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale ku u ballafaquan presidenti i tanishëm, Recep Tayyip Erdogan dhe kandidati opozitar Kemal Këllëçdarollu.
Edhe pse, këto kanë qenë zgjedhjet më sfiduese për Erdoganin deri me tani, pas hapjes së më shumë se 90 për qind të kutive të votimit , dukët se Erdogan ka siguruar edhe një mandat si kryetar i shtetit turk.
Shifrat që vijnë nga agjencitë e lajmeve ndryshojnë, të gjitha i japin Erdoganit përparësi prej 50.2 deri në 55 për qind të votave përderisa komisioni qendror zgjedhor, në njoftimin e vetëm zyrtar deri me tani, tha se Erdoan ka fituar 54.4 ndërsa Këllëçdarollu pak më shumë se 45 për qind të votave të hedhura.
Megjithatë, përfaqësuesit opozitar ende nuk janë të gatshëm të pranojnë humbjen dhe thonë se rezultati nuk do të dihet përderisa nuk numërohet edhe vota e fundit- opozita shpreson se votat nga Stambolli dhe Ankaraja, të cilat numërohen të fundit, do të mund të ndryshojnë gjendjen. ata cekin edhe se në raundin e parë, fillimisht besohej se Erdogan do të fiton mbi 55 për qind të votave por, epërsia e tij ra dukshëm pas numërimit të votave nga dy qytetet më të mëdha turke.
Por, shpresat e opozitës tani dukën jo-ekzistuese përderisa Erdogan tanimë ka filluar të pranon urime nga udhëheqësit Rajonal.
Zgjedhjet në Turqi, prin Erdogan
Hanife Osmani /RTKlive
(E plotësuar) Erdogan prin në rezultatet preliminare të numëruara deri më tani. Njoftohet se deri më tani janë numëruar mbi 54,6 për qind e kutive të votimit në Turqi. Numri i votave të numëruara është mbi 26 milionë.
Lideri Recep Tayyip Erdogan pritet të ri-zgjedhet në udhëheqjen e shtetit Turk si presidenti me sundimin me të gjatë në vend.
Sipas të dhënave preliminare të deritanishëm të më shumë se gjysmës së kutive të numëruara të votimit, Ergodan prinë me 54.47 për qind të votave, ndërsa rivali i tij laik Kemal Kilicdaroglu aktualisht posedon 45.43 për qind të votave.
Vlen të theksohet se nga zgjedhjet paraprake të datën 14 maj 2023, të cilat dërguan në balotazhin e sotëm asnjëri prej rivalëve nuk arriti të sigurojë 50% të votave në raundin e parë.
Duket se i gjithë koalicioni opozitar prej gjashtë partish së bashku nuk po arrin të rrëzojnë sundimin shumëvjeçar të Rexhep Tajip Erdoganit, i cili sipas këtyre rezultateve do të drejtojë vendin edhe për pesë vite të tjera.
Ky është përditësimi i parë zyrtar që tregon se Erdogan është në avantazh të dukshëm që nga mbyllja e votimit.
Zgjedhjet në Turqi, përfundon votimi, fillon procesi i numërimit
VoA
Në Turqi u mbajt sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, që përfaqëson një sprovë të fortë për udhëheqjen prej afro dy dekadash të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Atje ka nisur procesi i numërimit të votave që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve mes presidentit aktual dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.
Qendrat e votimit u hapën në oën 8.00 me orën lokale dhe u mbyllpën në 17.00
Zoti Erdogan votoi në Stamboll ndërsa kundërshtari i tij Kilicdaroglu votoi në Ankara.
Sipas sondazheve paraprake gara do të jetë shumë e ngushtë. 69 vjeçari Erdogan sfidoi anketimet paraprake dhe kryesoi në raundin e parë të votimeve, të 14 majit me një përqindje më të lartë mbështeteje se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu, por nuk ia doli të siguronte më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për t’u shpallur fitues dhe për të shmangur balotazhin presidencial.
Zoti Erdogan fitoi 49.4 për qind të votave, ndërkaq zoti Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.
Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet që në raundin e parë.
Këto zgjedhje nuk do të përcaktojnë vetëm udhëheqësin e Turqisë, një vend anëtar i NATO-s me 85 milionë banorë, por edhe se si do të qeveriset, cila do të jetë e ardhmja e saj ekonomike, ndërsa vlera e monedhës vendase ka shënuar rënie të madhe.
Zgjedhjet do përcaktojnë edhe se si do jetë politika e jashtme e Turqisë, një vend që ka zemëruar Perëndimin duke forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe vendet e Gjirit.
74 vjeçari Kilicdaroglu, është kandidat i aleancës opozitare i përbërë nga 6 parti dhe udhëheq Partinë Popullore Republikane.
Ai ka premtuar rikthimin në sistemin parlamentar të qeverisjes, nga sistemi presidencial ekzekutiv i zotit Erdogan, i miratur me referendum në vitin 2017, si dhe ka premtuar se do të ndryshojë politikën e jashtme të Turqisë duke forcuar lidhjet me Perëndimin dhe rishikim të politikave ekonomike të vendit.
Turqia strehon numrim më të madh të refugjatëve në botë, me rreth 5 milionë emigrantë, nga të cilët 3.3 milionë janë sirianë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Zoti Kilicdaroglu është zotuar të kthejë refugjatët sirianë.























