Jeta e një nëne në karrocë|Video
BKT
Lajme

Jeta e një nëne në karrocë|Video

Aida Gashi / RTK

Lumnije Rulani nga Gjilani, si fëmijë, në moshën tri vjeçare, është prekur nga Fruthi dhe si pasojë e temperaturës së lartë, ka humbur aftësinë për të ecur. 

Që nga atëherë, ajo çdo lëvizje e bën me ndihmën e karrocës.
Por, kjo gjendje, atë nuk e ka penguar që të ëndërrojë për të perjetuar ndjenjen më të fuqishme, atë të amësisë
Dëshira e madhe për të pasur fëmijë, kishte ekzistuar gjithmonë brenda saj, andaj ajo pranoi propozimin, tash të ish-bashkeshortit të saj, për martesë dhe bashkë filluan të planifikojnë krijimin e familjes. 
"Isha në punë, rrobaqepëse kam punu, erdh baba i vajzës edhe po më thotë: minxi s'po pres m'u ba babë. Ka me kan baba ma i lumtun n'botë", kujton ajo. 
Por gjërat ndryshuan. 
"Mas tri orëve ka ardhë e m'ka thanë: për mu ndaç heke, ndaç maje, ndaç ban çka të dush. Unë po hjeki dorë. Thashë unë me hjek nuk e hjeki kurrë, se nuk asht ky thmi që rastësisht ka ndodhë, ky asht nisë me planifikim". 
Asaj i’u desh te përballet me pyetje te rrethit, se si do ta përmbushë detyrën e saj si nënë, marrë parasysh gjendjen e saj fizike.
"Jam shku te spitali, po ma ban ban ultazanin, edhe po ja ngoj thmisë zemren tyj rreh. A e di çfarë emocioni! O Zot, thashë, krejt bota le't çohen n'kambë se unë ka me mbajtë qet thmi". "
Lumnijen nuk arritën ta kuptonin as familjarët e saj, të cilët e detyruan të vendoste të zgjidhte njërin prej dy opsioneve që ata ia propozuan.
"Shkova te famila ju kallxova qeshtu asht puna. Ata nuk pranojshin me majtë unë fëmijën. Nji qikë vëllaut e kam, ajo a kanë shumë e vogël edhe kur më piskatshin krejt ''duhesh me hjekë', ajo m'thojke: "oj hallë, mos e hjek"'. 
Ajo ka treguar se si është kujdesur për vajzën pas lindjes. 
"E qitsha n'batanije, u ulsha, vetë shkojsha zhag edhe e ngrehsha qikën me batanije". 
Sikur të ishte pak ajo nepër çfarë kaloi kjo zonjë, jeta e sfidoi edhe me sëmundjen e kancerit, me të cilën nuk po përballet e vetme – në çdo situatë e ka përkrahjen e vajzës e te e cila e gjen motivin kryesor për të jetuar.
Si nënë vetushqyese dhe e varur komplet nga karroca e saj, Lumnija asnjëherë nuk është dorëzuar për të arritur atë çfarë ka dashur. Vullneti dhe dashuria e madhe për jetën ia ka lehtësuar rrugëtimin e saj, e që nuk e ka pasur aspak të lehtë.


MË SHUME NGA Lajme