10:37 / 29.05.2023
Pak protestues edhe pas lëshimit të alarmit në Zubin Potok
J.Musliu/RTKlive
Në Zubin Potok janë mbledhur pjesëtarë të strukturave paralele, para ndërtesë së komunës.
Protesta e tyre vazhdon kurse prezent është Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e cila po vazhdon situatën.
Në përpjekje për të rritur numrin e protestuesve si dhe për të shkaktuar ndjenjën e panikut dhe frikës tek banorët serbë të zonës, ara disa minutash, strukturat paralele kanë lëshuar edhe alarmin.
Nga ana tjetër, përveç Policisë së Kosovës, prezent është edhe KFOR-i të cilët janë duke vëzhguar situatën, nga toka dhe ajri.
Siç raporton gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani e cila ndodhet në Zubin Potok, situata në përgjithësi është e qetë, ndonëse mbetet e tensionuar.























