Szunyog tregon se çfarë folën me kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut
J.Musliu/RTKlive
Tomas Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, tregoi se për çfarë është folur në takimin e sotëm që pati ai së bashku me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, me dy kryetarët e rinj të Zveçanit e Zubin potokut.
Përmes një shkrimi në Twitter, Szunyog sqaroi se ata u kërkuan kryetarëve të përmbahen dhe të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën.
“I lumtur të pres në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë dhe kryetarët e sapo zgjedhur të komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe Zubin Potokut, Izmir Zeqiri sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri Kosovë”, shkroi Szunyog në Twitter.
“Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën”, tha ai.
“Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Në takimin e sotëm, munguan dy kryetarët e rinj të Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut.























