Çitaku: Qasja avantureske e me arrogancë, mund të ka kushtojë shtrenjtë
BKT
Foto: Vlora Çitaku/Facebook
Lajme

Çitaku: Qasja avantureske e me arrogancë, mund të ka kushtojë shtrenjtë

J.M/RTKlive

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si sjellje aventureske, veprimin e kryeministrit Albin Kurti në raport me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ajo tha se kryetarët e komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, sot refuzuan takimin me Ambasadorin e SHBA dhe atë të BE-së.

“Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR amerikan ishin bërë mur i gjallë në mes turmave agresive dhe zyrave komunale”, deklaroi Çitaku.

“Ku jeni nisë more kështu?!”, pyeti ajo.

“Qetësojuni. Ulni tensionet”, shkroi Çitaku, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës. “Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thoni  në takim”.

Çitaku më tej deklaroi se është paralajmëruar që Kryeministri Kurti, nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajçak, Gjukanoviq, Petkov.

“Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë”.


MË SHUME NGA Lajme