Digjet automjeti i TëVë1 në Zubin Potok
BKT
Foto: Elmina Osmani/RTK
Lajme

Digjet automjeti i TëVë1 në Zubin Potok

J.Musliu/RTKlive

Një automjet i televizionit TëVë 1 me seli në Prishtinë, është djegur të hënën në komunën e Zubin Potokut.

Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani, duke raportuar për incidentin, njofton se fatmirësisht askush nga ekipi i këtij mediumi nuk ka qenë brenda automjetit.

Në anën tjetër, gjatë ditës, ka pasur sulme edhe ndaj mediave të tjera si RTV Dukagjini, Kallxo.com e Top Channel.

Në lidhje me këto sulme, ka reaguar edhe Asociacioni i gazetarëve të Kosovës të cilët kanë kërkuar që gazetarët të lihen të lirë në kryerjen e  detyrave të tyre.

Sipas AGK-së, vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në komunën Zubin Potokut. 

"Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë", deklaron AGK-ja, sipas së cilës, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bën thirrje NATO-s dhe EULEX-it,  të reagojnë sa më parë.

"Në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës".

AGK-ja, gjithashtu, ju bën thirrje të gjithë gazetarëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdës të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës. 

Sulmin ndaj mediave e ka dënuare dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ai ka thënë se BE dënon rastet e dëmtimet të automjeteve të mediave sot në veri të Kosovës. “Edhe pse situata në veri është e tensionuar dhe  vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa pasur frikën e sigurisë”, deklaroi Szunyog.

The EU condemns today’s damaging of cars belonging to @KallxoLive and RTV Dukagjini. Although the security situation in the north is tense and difficult, journalists must be allowed to conduct their work without fear for their safety.

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 29, 2023


MË SHUME NGA Lajme