Rama: Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve
E. H/ RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai ka deklaruar se lëndimi i ushtarëve të KFOR-it lëndon Kosovën në sytë e aleatëve dhe miqve të saj.
Sipas tij, sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova.
“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Rreth 25 ushtarë të paqeruajtësve të KFOR-it janë plagosur sot në protestat e dhunshme të serbëve në Zveçan. Lajmin e ka konfirmuar për media Zyra për Informim e KFOR-it e cila njoftoi se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen nga personeli shëndetësor.























