22:58 / 29.05.2023
Xavi për rikthimin e Messit: Ai do të na ndihmonte shumë
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur sërish për rikthimin e Lionel Messit në ‘Camp Nou’.
Strategu katalonas e pranon se rikthimi i asit argjentinas do të ishte një dorë e fuqishme për skuadrën e tij në sezonin e ardhshëm.
“Leo mund të luan në role dhe pozicione të ndryshme. Ndoshta ai ka humbur pak eksplozivitetin, por në Kupën e Botës pamë një Messi të jashtëzakonshëm. Për mua ai ende ka edhe disa vite që mund të luajë në nivel të lartë. Nuk kam dyshim se do të na ndihmonte shumë”, ka thënë Xavi.























