Von Cramon në RTK: Dhuna është e papranueshme
F.Bytyqi/RTKlive
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka mbështetur në vijimësi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani ka një kritikë sa i përket situatës në veri. Ajo mendon se me protestat e fundit, dhe me daljen e serbëve nga institucionet, situata atje është kthyer si para vitit 2013.
Në një intervistë dhënë për “Lajmet e fundit” në RTK, ajo tha se nuk ka qenë e lehtë të binden serbet që t’i bashkohen institucioneve të Kosovës në vitin 2013.
“Tani për ne, ky është një kthim, një rrëshqitje mbrapa ...serbët vendosen të largohen nga institucionet, dhe sigurisht nuk ka përgjigje të lehtë dhe ‘recetë’ magjike që e rregullon këtë çështje...”, ka thënë Viola von Cramon.
Sipas saj, serbët që jetojnë në jug janë po aq qytetarë si të tjerët.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të fundit në veri, ajo përmendi faktin që ato janë shtyrë një herë, por në rastin e dytë tha se kishte pjesëmarrje shumë të vogël në zgjedhje. Von Cramon tha serbët me këtë rast e humben rastin t’i bashkohen institucioneve, por tani dhuna është e papranueshme.
“Si të rregullohet kjo, të rregullohet me forcë, a mendoni se kjo është zgjidhje? Kur pjesa tjetër e botës ju kërkon që të mos e bëni këtë, a është kjo legjitimim që mund të perceptohet si e tillë, dhe unë dyshoj në këtë”, ka theksuar ajo.
Viola von Cramon: Përdorimi i forcës ndaj civilëve nuk është zgjedhje
Në pyetjen se cila është zgjidhja në këtë rast, ajo tha se nuk është për propozime.
“Nuk me përket mua që të ofrojë propozime, por përdorimi i forcës ndaj civilëve nuk është zgjedhje. Përdorimi forcës së njësive speciale në një ambient ku duhet të mbrohet objekti i komunës, sepse ke një kryetar që është zgjedh më pak vota, por gjithsesi jemi në një gjendje ku duhet të merrni përgjegjësin përsipër për situatën ashtu siç është”, tha ajo, e cila e konsideron të nevojshme vazhdimin e dialogut të ë udhëhequr dhe të lehtësuar nga BE për zgjidhjen e problemeve.
Kujtojmë se gjatë vizitës në pjesën veriore të Kosovës, ajo ka thënë se duhet të mendohet për alternativë tjetër pasi kryetarët e rinj nuk mund të sillen në punë me autoblinda.
“Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim”, ka thënë ajo gjatë vizitës në veri.























