“Udhëtimi i gjatë drejt natës”, sonte premierë në TKK
Sh.Gashi / RTKlive
Sonte Teatri Kombëtar i Kosovës shfaqe premierën “Udhëtim i gjatë drejt natës”, kjo shfaqje ndriçon rrugën drejt shërimit dhe ofron një mesazh të fuqishëm shprese në mes të netëve më të errëta.
Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq premierën “Udhëtim i gjatë drejt natës” nga Eugene O’Neill sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës.Shfaqja portretizon familjen Tajron, udhëtimin e tyre emocional në sfidat e varësisë dhe pasojat e saj të thella. Xhejms Tajron, babai, lufton me alkoolizmin ndërsa gruaja e tij, Meri, përballet me varësi nga morfina. Djemtë e tyre, Xhejmi dhe Edmund, gjithashtu luftojnë me alkoolizmin dhe sëmundjen e tuberku- lozës.
Me autor Eugene O’Neill e me regji të Ilirjana Arifit kjo shfaqje vjen nën dramaturgjinë e Zoga Çeta Çitaku, me skenografi të Bekim Korçës, kostumografe- Njomza Luci, kompozitor- Memli Kelmendi dhe ekipi tjetër përcjellës i shfaqjes.
Premiera: 31 maj 2023, në ora 20:00, reprizat me 1, 2 dhe 3 qershor 2023, 20:00























