Meloditë e lashta për brezat e rinj përmes programit “Arti në shkolla"
Sh.Gashi / RTKlive
Ministria e Kulturës Rinisë dhe sportit përmes një statusi në rrejte sociale ka njoftuar se programit "Arti në shkolla", përfaqësuesit e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, ofruan një përvojë unike në shkollën "Skënderbeu" në Prëlepnicë të Gjilanit.
“Nxënësit mësuan për historinë e pasur të okarinës dhe rrënjët e saja të thella në Kosovë. Përfaqësuesit ndanë njohuri rreth zbulimit të instrumentit dhe pranisë së tij në muzikën tradicionale. Mësuan edhe për artistin vizionar, Shaqir Hoti, si dhe përkushtimin e tij mbi okarinën, instrumentin 7 mijë vite të lashtë. Përmes këtyre aktiviteteve edukativo-artistike, nxënësit do të thellojnë njohuritë e tyre për trashëgiminë tonë kulturore të përcjellë ndër shekuj e breza”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.























