AAK kërkon mocion mosbesimi ndaj qeverisë
Arbresha Berisha /RTK
AAK kërkon mocion mosbesimi ndaj qeverisë, pret edhe mbështetjen e LVV-së.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme pas zhvillimeve në veri të vendit, raporton RTKlive.
Me këtë rast, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të iniciohet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.
Ai tha se pret që mocioni të përkrahet edhe nga partia në pushtet.
“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion i mosbesimit. Mocioni bazohet në rrezikimin e sovranitetit në veri dhe prishjen e marrëdhënieve me SHBA dhe BE, deri te sanksionet d SHBA ndaj Kosovës. Do të vazhdojmë diskutimet me subjektet politike. Kurti është përgjegjës për rrezikimin e sigurisë në veri. ShBA duke e parë rrezikun për një agjendë destabilizuese për bandat në veri i ka ofruar qeverisë një plan deri në përmbyllje të dialogut. Kryeministri Kurti ka vazhduar me nxit konfliktin në veri i cili është në interes të Putinit”, ka deklaruar ai.























