17:19 / 31.05.2023
Kearns: Sllogani i Gjokoviqit me rrënjë të spastrimit etnik
A.Bela/RTKlive
Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Politike të Jashtme në Parlamentin britanik, përmes një postimi në Twitter tha se sjellja dhe komentet e tenistit serb Novak Gjokoviq janë të dënueshme.
“Kosova është zemra e Serbisë! Stop dhunës”. Ky slogan i ka rrënjët në mitologjinë nacionaliste serbe dhe slogane të ngjashme janë përdorur për të justifikuar spastrimin etnik të viteve 1990”, ka shkruar ajo.
























