Gashi: Koha që institucionet e Kosovës të merren vesh me SHBA-në
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Gashi: Koha që institucionet e Kosovës të merren vesh me SHBA-në

A.B/RTKlive

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, sot përsëri bëri thirrje për të gjitha palët në Kosovë të punojnë për të ulur tensionet në veri të vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë dhunën e ndodhur të hënën kundër trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe gazetarëve, të cilën ai e quan "të papranueshme".

Drilon Gashi, njohës i rrethanave politike amerikane, tha se mesazhet amerikane janë të qarta, por sipas tij, thirrjet për bashkërendim nga SHBA-ja duhet të adresohen edhe ndaj atyre që kanë organizuar protestat e dhunshme në veri të vendit.

"Aksioni i Policisë së Kosovës u dënua në një farë forme, por në anën tjetër, agresioni i Serbisë nuk u dënua", u shpreh ai për RTK.

Gashi vlerësoi se ambasadori amerikan, pavarësisht mesazheve të dhëna dje për disa media, po bën shumë për bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas tij, është koha që tani institucionet e Kosovës të merren vesh me SHBA dhe të kthehet situata nën kontroll.


MË SHUME NGA Lajme