Situatë e qetë në komunat në veri të vendit
BKT
Fotot/ Edona Podvorica, Venera Xhoxhaj e Valjeta Shala/ RTK
Lajme

Situatë e qetë në komunat në veri të vendit

E.Podvorica, V.Xhoxhaj, V.Shala & A.Bela/RTK

(E plotësuar) Deri tani në tri komuna e veriut të Republikës së Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, raportohet se situata është e qetë. Gazetarët e RTK-së, që për ditën e pestë po raportojnë nga veriu, thonë se deri tani nuk ka pasur ndonjë problem.

Në Zubin Potok patrullojnë edhe karabinierët italianë

Gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica, raporton se në Zubin Potok edhe karabinierët italianë po patrullojnë në pjesën ku janë pozicionuar protestuesit serbë.

Po ashtu Podvorica raporton në mënyrë të organizuar protestuesve, po u sjellin ushqim. No description available.

Situata në tri komunat në veri të vendit e qetë|Foto|Video

(E plotësuar, ora 10:02) Serbët lokal në tri komunat në veri të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubit Potok kanë filluar grumbullimin para objekteve të komunës. Gazetarët e RTK-së, raportojnë se situata në këto komuna është e qetë.

Rakiq njofton se KFOR-i pranoi kërkesën për perimetrin e sigurisë

Në Zveçan ka filluar grumbullimi i protestuesve para objektit të komunës. Aty po qëndrojnë pjesëtarë të KFOR-it.

Më herët janë parë edhe vetura në lëvizje të Policisë së Kosovës, derisa autoblindat vazhdojnë të qëndrojnë para objektit komunale. Situata kryesisht duket e qetë. Goran Rakiq nga Lista Serbe i është bashkuar edhe sot protestës.

“E falenderoj KFOR-in që ka pranuar kërkesën që të caktojnë perimetrin e sigurisë përmes rrugëve anësore që dërgojnë deri te komuna, në mënyrë që nëse ka tentim të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës të parandalohen incidentet, ka thënë Rakiq. Në protestë janë bashkuar edhe minatorët serbë.

“Sot nuk po punojmë pasi nga intervenimi i Policisë në veri është ndalë prodhimi dhe qarkullimi i mjeteve të punës për të nxjerrë xehen jashtë. Prandaj është ndërprerë puna”, ka thënë Darko Milojeviq, përfaqësuesi i minatorëve serbë. Protestës në Zveçan i janë bashkuar edhe punëtorët shëndetësorë.

 

No description available.

Kryetari i Zubin Potokut vazhdon punën nga Zyra për Komunitete

Gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica raporton se kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, se është duke punuar nga Zyra për Komunitete në fshatin Çabër të kësaj komune.

Në Leposaviq situata për momentin është e qetë

Edhe në Leposaviq, një numër i madh i qytetareve janë grumbulluar në hapësirat para komunës. Gazetarja e RTK-së, Valjeta Shala, raporton se situata për momentin është e qetë. KFOR-i vazhdon të jetë prezentë.

Në Zveçan kanë nis të grumbullohen protestues para objektit të komunës. Aty ndërkohë po qëndrojnë prestarë të KFOR-it.

Gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, raporton se më herët janë parë edhe vetura në lëvizje të policisë së Kosovës derisa autoblindat vazhdojnë të qëndrojnë para objektit. Në protestë edhe Goran Rakiq.

Qytetarët grumbullohen para objektit të komunës në Zubin Potok

Gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica raporton se qytetarë të shumtë tashmë janë grumbulluar para objektit të komunës në Zubin Potok.

Edhe sot vazhdojnë protestat në veri

Serbët në veri të Republikës së Kosovës do të vazhdojnë protestën e tyre për të pestën ditë më radhë.  Protestat po mbahen në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Serbët kanë paralajmëruar se protesta në këto komuna fillon nga ora 7:00 e mëngjesit. 


MË SHUME NGA Lajme