Borrell: Çdo njëri duhet të angazhohet për de përshkallëzim të situatës
A.B/RTKlive
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian(EPC), ka folur edhe për situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Ai tha se ka folur për takimin që ka pasur dje me kryeministrin e Republikës ë Kosovës Albin Kurti dhe sot do të ketë takim edhe më presidentin Vuçiq, raporton RTKlive.
Shefi i BE-së, tha se për Kosovën dhe Serbinë, dhuna nuk është rrugë dhe çdo njëri duhet të angazhohet për de përshkallëzim të situatës në veri.
”Jam në pritje të një takimi me Aleksandër Vuçiqin. Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizjet e pakoordinuara”", tha ai.























