Mblidhen disa protestues tek ura e "Ibrit`, s`e dinë as kush i ka thirrur
BKT
Foto: Edona Podvorica/RTK
Lajme

Mblidhen disa protestues tek ura e "Ibrit`, s`e dinë as kush i ka thirrur

J.Musliu/RTKlive

Policia e Kosovës por edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u kanë  bërë thirrje qytetarëve që të mos mblidhen në Mitrovicë.

Ata kanë bërë thirrje që të shpërfillet një thirrje e tillë e cila nuk dihet as nga kush është bërë dhe as nga kush është organizuar.

Megjithatë, siç raporton gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica e cila ndodhet në Mitrovicë, rreth orës 12:00 në sheshin “Isë Boletini”, janë mbledhur qytetarë të cilët me flamuj kombëtarë shqiptarë e atë të Kosovës, këndojnë këngë për Mitrovicën.

Gazetarja raporton se protestuesit kanë thënë se i janë përgjigjur thirrjes për marsh, ndonëse nuk e dinë se kush është organizator.

E Policia deklaron se thirrja e dyshimtë për tubim është bërë përmes rrjeteve sociale.

E në anën tjetër, Policia e Kosovës ka deklaruar se është në dijeni se nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masive në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”.

Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

Përndryshe, sot situata në katër komunat e Kosovës në veri më e qetë.


MË SHUME NGA Lajme