Në samitin në Moldavi, Osmani ulur mes homologut Macron e kancelarit Scholz
BKT
Foto: Blerim Vela/Twitter
Lajme

Në samitin në Moldavi, Osmani ulur mes homologut Macron e kancelarit Scholz

J.Musliu/RTKlive

Kosova po përfaqësohet në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter.

Por ajo që bie në sy në këtë samit, është vendi ku sipas protokollit zyrtar, është vendosur që të ulet  presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Aty shihet  presidentja e Kosovës, që është ulur  në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Sidoqoftë, Vela  tregon se tashmë ka filluar mbajtja e punimeve të  samitit, që sipas tij, është hapur me një fjalim mbresëlënës të presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelensky.

“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant  të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane”, shkroi Vela.

Sipas tij, kjo ishte një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës.

“Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, shkruan ai.

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.


MË SHUME NGA Lajme