Policia: Grupet kriminale në veri sulmojnë dy shqiptarë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Lajme

Policia: Grupet kriminale në veri sulmojnë dy shqiptarë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin e sotëm ndaj dy shqiptarëve, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë të Veriut.

“Më datë 01.06.2023, në Mitrovicë Veri janë sulmuar dy qytetar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë Veri. Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer”, njofton Policia e Kosovës.

Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës së Veriut.

Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia thotë se aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, por vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale.

"Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë gazetarja e RTK-së Venera Xhoxhaj ka njoftuar se dy personave të lënduar në Mitrovicë të Veriut u është dhënë ndihma mjekësore në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

Mjeku kujdestar ka thënë se njëri ka pasur lëndime në gjymtyrë e tjetri në kokë.

Pas trajtimit dhe ekzaminimeve mjekësore ata janë liruar nga qendra emergjente.


MË SHUME NGA Lajme